TIRANE

Ndërron jetë një 23-vjecare në spitalin Infektiv, e diagnostikuar me COVID 19. Mësohet se e reja u dërgua para pak ditësh e prekur nga koronavirusi.

23 vjeçarja ishte e intubuar një ditë më parë në Spitalin Infektiv.  Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante.

“Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.” tha MSH në përditësimin e shifrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: