Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tij.
Gazetari Juli Shota bën me dije për BalkanWeb se i 92-vjeçari ishte i sëmurë dhe jetonte i vetëm, dhe se për të kujdesej nipi i tij, i cili në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët nuk ndodhet aty.
Policia bën me dije se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.