MIRDITË

Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë.

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve zyrtare nga autoritetet lokale, raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një djalë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan.

Mendohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ po kërkojnë në rrjedhën e lumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb