E rëndë në Roskovec, vjehrri vret nusen e djalit dhe më pas i jep fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, ku shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb