Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Velipojë ku një 12-vjeçare është vetëvrarë aksidentalisht me armë gjahu.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 12-vjeçarja ka qëlluar veten me çifte aksidentalisht. E mitura është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aktit tragjik.

“Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe, banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb