TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetit, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. “BalkanWeb” mëson se i riu me inicialet J.B., është gjetur nga gjyshja e tij në vaskën e tualetit, fatkeqësisht pa shenja jete. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:25 në rrugën “Kongresi Manastirit” në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga hetimet, në trupin e viktimës nuk rezultojnë shenja dhune, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Informacion Paraprak
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën “Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb