VLORË

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. “BalkanWeb” mëson se një burrë ka goditur me sëpatë  të afërmet e tij.

Burime paraprake raportojnë se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për kapjen e agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë.

Dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet e vjetra mes palëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: