Është shënuar një viktimë si pasojë e zjarrit të rënë në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamëz.

Policia bën të ditur, se viktima është shtetasi A. M., ndërsa në spital janë dërguar D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si shpërtheu zjarri, ndërsa mësohet se zjarrfikëset kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: