Shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit në Sarandë. Ngjarja ndodhi në orën 04.35 në lagjen nr.1. BalkanWeb mëson se shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit Lefter Lefterit alias Afez Kulla.
Lënda eksplozive, tritol ishte vendosur tek porta e jashtë e viles. Fatmirësisht nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në objektin 3-katësh ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarëshe e 54-vjeçarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa me parë ka qenë punonjës i administratës publike. Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
(BalkanWeb)