VLORË

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.
Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital. Ndërkaq gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se burri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pasur shumë humbje gjaku.

Viktima mësohet se është 45-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 57 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb