ELBASAN – Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Kufoma raportohet të jetë e seksit mashkull, i moshës 56 vjeç. Trupi i pajetë është gjendur në lumin Shkumbin.

Nga raportimet e para mendohet që viktima të jetë mbytur. Viktima dyshohet të jetë shtetasi Ali Tota, i cili ushtronte zanatin e ustait, punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit.

Po që të shtunën rreth orës 16.00, ai ka humbur kontaktet me familjarët.

Sipas denoncimit të tyre, Ali Tota ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në rrethana të paqarta rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht familjarët e 56-vjeçarit dyshonin për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: