Zëvendës kryeministri Erion Braçe paralajmëron largimin nga qeveria. Ka qenë vetë Braçe që përmes një mesazhi të koduar ka përcjellë lajmin. Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Braçe shkruan se çdo gjë e ka një fund, ndërsa thekson se ndihet i nderuar që shërbeu për 24 vitet e fundit për njerëzit në nevojë e jo vetëm.

Pikërisht për të dhënë këtë mesazh, Braçe zgjodhi edhe një video nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit të 2019-ës, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 të vdekur. Nga Thumana, në krah të presidentit të asaj të Kosovës, Hashim Thaçi, Braçe qetësonte qytetarët pasi në ato momente u regjistruar një tjetër tërmet i fuqishëm.

“Mos lëvizni, mos lëvizni. Mos lëvizni. Asnjë gjë! Ruani qetësinë. Komandat, atje janë njerëzit nën rrënoja. Të zhvendosemi pak atje, se është shtylla. Ju lutem, vendosni për përpara.”, dëgjohet Braçe duke iu thënë qytetarëve. Kujtojmë se Braçe mori detyrën e zëvendëskryeministrit në 28 dhjetor të vitit 2018.

Ajo çka ngelet për t’u parë është fakti nëse Braçe do të heqë dorë nga politika, duke marrë shkas edhe nga mesazhi i tij ku përmend kontributin e 24 viteve. Dorëheqja e deputetit të zgjedhur të PS-së, vjen një javë para që kryeministri Edi Rama të bëjë publik emrat e qeverisë “Rama 3”. Po ashtu, sot u mësua se nuk do të ulet në karriget e parlamentit as shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila u tërhoq për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërkohë që vendin e saj pritet që ta zërë ish-ministrja Mimi Kodheli.
Mesazhi i Braçes:

MESAZHI I BRACES
KA NJE FUND!

I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb