Finalizohet operacioni policor i koduar “Transfer”, i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Fier.

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Amarildo Alcani, pasi ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb