TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u zhvillua mes tensioneve dhe debate për disa minuta e më pas situata doli jashtë kontrollit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka u ngit nga vendi dhe tentoi të nxjerrë me forcë nga mbledhja e Komisionit të Medias, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas demokratëve, Veliaj nuk ishte i ftuar në mbledhjen e sotme për seancë dëgjimore, ndërkohë që kryebashkiaku thotë se e kanë ftuar 2/3 e deputetëve që nuk janë të PD-së.
Në momentin që Noka iu afrua Veliajt, forcat e Gardes e ndaluan ta prekte, por situata u tensionua edhe më keq. Disa deputetë të PD-së si Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Klevis Balliu u ngritën pas tij për të kërkuar largimin e Veliajt. “Nxirreni përjashta”, dëgjoheshin të thoshin ata.
Nga ana tjetër edhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi dëgjohej teksa thoshte: Garda ndërhyni, nxirreni përjashta kryetarin e Bashkisë.
DEBATI MES VOKSHIT E ULQINIT
Në momentet e tensionit shihet deputeti Musa Ulqini që i afrohet Albana Vokshit.
Ulqini: Të kesh turp, je dhe kryetare komisioni
Vokshi: Qetësohu Musa Ulqini, ul, ulu
Vokshi: Garda ju lutem, nxirreni përjashta mashtruesin kryebashkiakun Veliaj
(m.a/BalkanWeb)