Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit, të cilët kishin dhënë alarmin për ndihmë.

Dy peshkatarët u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit, siç bëjnë me dije burime policore. Peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

Nuk dihet ende avaria që mund të kenë pësuar ata në det të hapur.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb