LIBRAZHD

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në Pishkash me tre persona të plagosur rëndë.

Një mjet, fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin Markel Merkolli, 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Aksidenti, Furgoni
Aksidenti, Furgoni

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit Endri Merkolli, 22 vjeç dhe Kristo Çika, 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave, i plagosuri Endri Merkolli paraqitet në gjendje më të rëndë se dy pasagjerët. Ai do transportohet për në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb