KANADA- Një furgon i bardhë hyri mes turmës së kalimtarëve në Toronto. Sipas policisë, janë përfshirë rreth 10 kalimtarë, dhe dyshohet se 9 persona kanë humbur jetën . Policia ka mbyllur dy rrugët me të cilat kryqëzohet vendi ku ndodhi aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 me orën lokale ose 19:30 me orën tonë. Për momentin nuk ka informacione të qarta nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.

Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes pas incidentit, në kryqëzimin e Yonge Street dhe Finch Avenue, thotë policia dhe autori u kap pak minuta pas ngjarjes. Nuk jepet asnjë informacion për të. Policia i ka kërkuar publikut të shmangë zonën dhe shërbimet e metrosë janë ndalur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: