TIRANE- Shkatërrohet një grup kriminal që shiste drogës në lokalet e natës në Tiranë, ku në pranga kanë përfunduar 5 persona. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, në një prononcim për shtyp deklaroi se hetimi në kuadër të këtij operacioni nisi 7 muaj më parë.

Nga hetimet e kryera këta shtetas, nën drejtim të Shaqir Shtishit, shpërndanin drogë në disa lokale nate në zona të Tiranës; Brryl, komunë e Paris, ish-Bllok, Shkozë dhe në Unazën e Re.

Personat e arrestuar janë:
– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;

– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.
drejtori i policise se tiranes
OPERACIONI POROSIA E NATES
Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për 5 shtetasit.

HETIMI
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– përzierës për lëndën narkotike
– doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë
– telefona celular
– 3 automjete
– një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:
– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb