Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti çasti, shtetasi R. K ka plagosur me thikë vjehrrin dhe kunatin, 60 dhe 30-vjeç.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: