MAT- Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se eshtrat dyshohet të jenë të viktimave gjatë një shpërthimi të ndodhur të vitin 1997.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi në tunelin e Selixës në vitin e mbrapsht të 1997, nga i cili fatkeqësisht vdiqën 23 persona. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se vetëm disa prej trupave të pajetë u gjetën pas ngjarjes, ndërsa të tjerët jo.

Ai tha se mbetjet e tyre pas shpërthimit nuk u gjetën kurrë, pasi tuneli ishte i mbushur me municione. Doçi pohoi ndër të tjera se mes viktimave kishte dhe nga e njëjta familje, ndërsa për ta nuk pati kurrë një varr. Eshtrat u gjetën nga forcat xheniere që punojnë në këto tunele, pasi aty ka ende municione, të cilat paraqesin rrezik.

Këto eshtra pritet t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për AND-në, për të bërë të mundur identifikimi i tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb