SARANDE- Totalisht i djegur, brenda kabinës së ashensorit në një pallat në ndërtim. Kështu e ka gjetur policia e Sarandës një 58-vjeçar me inicialet, A. P. mesditën e sotme, pasi kishin marrë një telefonatë.

“BalkanWeb” mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim.

Nga hetimet e para të policisë, personi në fjalë mund të jetë vetëdjegur, por janë ende të paqarta shkaqet që e shtynë drejt këtij akti të rëndë.

Informacion paraprak
Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb