FIER

Gjendet i pajetë një 67-vjeçar në Roskovec, i cili ishte larguar nga banesa prej dy ditësh. Policia e Fierit bën të ditur se sot më datë në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: