KORCE – Një 33-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në qytetin e Korçës.


I riu i identifikuar si Denis Qirko prej kohësh është diagnostikuar me probleme shëndetësore. Burime për BalkanWeb bëjnë me dijes se Qirko ishte përdorues i rregullt i alkoolit.


Ditën e djeshme ai ka mbërritur i dehur në banesë në orët e vona të mbrëmjet.


Në mëngjes familjarët, rreth orës 10.00 gjetën trupin e pajetë dhe lajmëruan policinë. Pritet që të kryhet autopsia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

korce-gjendet-nje-i-vdekur-ne-banese korce-gjendet-nje-i-vdekur-ne-banese-1 korce-gjendet-nje-i-vdekur-ne-banese-4

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: