Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në shtratin e lumit Vjosë, pranë Memaliajt.

Policia bën me dije se burri kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët, ndërsa tashmë është gjendur pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: