Një burrë është gjendur i pajetë në aksi Shkodër-Lezhë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Melgushe.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.I, 40 vjeç.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit te viktimës, ndërsa policia po heton nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, fakt që do konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër-Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatën e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: