KORÇË

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Korçë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktima është identifikuar si E.ZH. Paraprakisht policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: