Një armë zjarri është gjetur sot në një pesetë në Bulevardin ‘Zogu i Zi’ pranë ministrisë së Drejtësisë. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat.

Ka dyshime se arma është përdorur në një ngjarje kriminale, ndërkohë që është çuar në laborator për ekzaminim.

Të tjera detaje pritet të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që kamerat e sigurisë do të ndihmojnë në identifikimin e personit që ka hedhur armën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb