Një person është gjetur i pajetë sot në një automjet në Vlorë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personi ne fjale, ka pesuar infarkt.

Aktualisht forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.

Viktima, shtetasi me inicialet E. L., 45 vjeç është gjetur brenda një makine ngjyrë gri nga familjaret e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb