URA VAJGURORE

Një person është gjendur i plagosur në Urën Vajgurore, bashkinë jugore të vendit, që tashmë quhet Dimal .

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

Forcat policore janë tashmë në vendngjarje, për të zbardhur gjithçka. Sipas uniformave blu, kemi të bëjmë me vetëplagosje . Policia ka dhënë informacion zyrtar për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.

Shtetasi I.A, është jashtë trezikut për jetën, po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb