VLORË

Në mesditën e kësaj të premteje është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Vlorës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se dallgët e detit kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë në Zvërnec.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimin. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit  dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila ka identifikuar viktimën. Sipas saj, trupi i pajetë i përket shtetasit me iniciale I.I, 56 vjeç, ndërsa dyshohet se ai ishte me sëmundje mendore.

“Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb