VLORË- Një trup i pajetë është gjetur sot pranë sheshit ‘Flamuri’ në Vlorë, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë pikasur një person të shtrirë përtokë, ndërsa kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, e cila identifikoi edhe viktimën, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.I., 26 vjeç.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se i riu i ka dhënë fund jetës, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë.

Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.

Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.

Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës(thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
vlore trupi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb