Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 18:55, në banesën e tij në rrugën “Agush Gjergjevica”, Tiranë.

Trupi i pajetë i shtetasi me inicialet B. Z. është gjetur nga familjarët, ndërsa dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb