Një shtetas holandez është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës së tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa viktima është një 66 vjeçar me inicialet J. W., banues në këtë qytet.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb