Policia e Fierit raporton se ka gjetur pa shenja jete një të moshuar, 67 vjeç.

Sipas bluve të Fierit, i moshuari është gjetur në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, ndërsa nuk ka shenja dhune në trupin e tij.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: