Një person është gjendur pa shenja jete në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Lajmi konfirmohet për Balkanweb. Viktima ka ndërruar jetë nga arresti kardiak, pasi nuk ka shenja dhune. Viktima është i moshës 61-vjeçare dhe me origjinë nga Burreli.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2024, në rrugën “Ali Demi”, ka ndërruar jetë shtetasi B.D, 61 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Balkanweb)