Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në një reagim të fundit në Twitter shprehet se duhet të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Annalena Baerbock thotë se tani është koha për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt rrugën për në BE, ndërsa shton se duhet mbajtur premtimi dhe të nisin negociatat që sipas saj janë të vonuara.

“Veçanërisht në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet t’u qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut”, shprehet ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb