Gjykata e Larte ka caktuar sot datën se kur do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se seanca do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 10:00.

Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Po ashtu, me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Hetimi për ish-ministri e brendshëm dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë.

Kujtojmë se ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: