Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me një levë në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr.14 të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se Viktor Hoxhallari është goditur nga një person me të cilin ka pasur një konflikt. Për pasojë ai ka marrë lëndime, ndërsa është dërguar në spital.

Aktualisht 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia i është vënë pas autorit për ta arrestuar, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb