Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 58-vjeçarin Adrea Stasa. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Miranda Nakaj dhe prokurore Merita Selimi.

58-vjeçari Stasa akuzohet për vrasjen e babait të tij, 85-vjeçarit Mitër Stasa. Krimi ndodhi pak ditë më parë, ku viktima dhe djali i tij janë zënë me njëri-tjetrin dhe pas debatit, 58-vjeçari e ka goditur të moshuarin me grushte dhe më pas e ka mbytur në krevat në një nga dhomat e banesës.

Mësohet se i moshuari ka debatuar me të birin për arsye se ky i fundit konsumonte vazhdimisht alkool dhe ky ka qenë shkaku që 58-vjeçari ta dhunonte deri në vdekje.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb