Një argjendari ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Korçë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në orë 3 të mëngjesit në pedonalen e qytetit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët, ende të paidentifikuar, kanë shqyer qepenin e argjendarisë dhe më pas kanë thyer xhamin e derës dhe janë futur brenda.

Pasi kanë grabitur sende me vlerë, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani nuk dihet dëmi i shkaktuar nga vjedhja, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: