Grabitet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një banesë në qytetin e Korçës. Lajmi konfirmohet nga burime policore për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb” Lorena Kodra.

Referuar të njëjtave burime, mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, në banesën e një kambisti. Mësohet gjithashtu se në momentin e grabitjes, autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detaje të tjera në lidhje me tre autorët me maskuar dhe me armë. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb