Një ngjarje e rëndë ka ngritur në këmbë policinë greke, pasi është grabitur dhe rrëmbyer një biznesmen.

Mediet fqinje raportojnë se një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente, pas grabitjes në zonën e Efkarpisë së re.

Persona të armatosur kanë grabitur dhe rrëmbyer pronarin e një dyqani artizanal, në Efkarpia të Selanikut.

Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë hyrë në dyqanin e zejeve, dhe pasi kanë grabitur çfarë kanë mundur, janë larguar duke rrëmbyer edhe pronarin e biznesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb