Një dyqan në Durrës ka rënë sot pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se autori ka grabitur shumën ditore të dyqanit, ndërsa thuhet se ka marrë 400 mijë lekë të vjetra.

“Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marrë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb