TIRANË

Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autori ka kërcënuar punonjësit me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: