BULQIZË

Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur me armë postën në Fushë-Bulqizë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Burime jozyrtare i thanë “BalkanWeb” se shuma e grabitur nga posta është rreth 460 mijë lekë të reja. Autorët në momentin e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë shqyer me forcë derën e postës.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimi dhe më pas kapjen e autorëve, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta. Bazuar në burimet paraprake, gazetari Doçi thotë se një person i maskuar dhe i armatosur ka mbajtur nën monitorim të rreptë furgonin, i cili po transportonte paratë nga Bulqiza në postën ku ndodhi grabitja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: