Policia ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar në polici se ka marrë fëmijët dhe është larguar nga banesa.

Sipas njoftimit të policisë, “specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb