Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar, të thirrur nga kryetari, Enkelejd Alibeaj.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb qëndrimin e Alibeajt për çështjen e presidentit.

“Sugjeroj qe s’ka asnjë arsye te marrim pjese. Ata thyen marrëveshjen.”, tha ai.

Siç duket të njëjtin qëndrim kanë mbajtur deputetet Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

“Rama do ta vendosë vetë Presidentin. Ne mbajtëm qëndrim korrekt. Tani e pas s’kemi asnjë arsye të vazhdojmë. Duhet t’i japim fund pjesëmarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit.”, tha Bardhi. Ndërkohë, Tabaku shtoi se qëndrimi i grupi ishte dinjitoz.

“Grupi diskutoi dhe mbajti një qëndrim dinjitoz. Ne u qëndrojmë parimeve. Rama tregoi qe edhe këtë here nuk ju qëndron marrëveshjeve”, tha ajo.

Diskutimi në grup

Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen

Gazmend Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Jorida Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve.

Emilja Koliqi: Mendoj qe duhet te paraqesim nje kandidature ne raundin e 3-të.

Ferdinand Xhaferraj: Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne sduhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim. Pra morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakord që bojkoti është gabim. Bëmë një mbledhje shumë të mirë grupi parlamentar ku propozuam 8 emra, prodhuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof, doli lakuriq. Dhe pavarësisht shkuam deri ketu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë. Dhe po ju tregojmë që sjemi as si Rama. Deshmuam qe sjemi si Saliu”, u shpreh Xhaferraj.

MBLEDHJA
Grupi parlamentar demokrat ka nisur mbledhjen në selinë e PD ku do të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbahet në raundin e tretë të votimit për Presidentin.

Gazetari Osman Stafan bën të ditur se gjatë mbledhjes së sotme do të merret një vendim nëse demokratët do të nxjerrin një kandidat për në raundin e tretë dhe nëse po cili do të jetë ai emër.

Ndërkohë kujtojmë se afati i fundit për depozitimin e kandidaturave në Kryesinë e Kuvendit është data 29 maj, (e diela), ora 16:00, ndërsa në Kuvend pritet të kalojnë për votim kandidaturat më 30 maj.

Deputetet e pranishëm

Emilja Koliqi

Flamur Hoxha

Kreshnik Collaku

Kastriot Piroli

Merita Bakiu

Eralda Bano

Saimir Korreshi

Seladin Jakupllari

Zheni Gjergji

Jorida Tabaku

Lefter Geshtenja

Arbi Agalliu

Andia Ulliri

Gazment Bardhi

Dhurata Cupi

Enkelejd Alibeaj

Bledjon Nallbati

Orjola Pampuri

Dashnor Sula

Ilda Dhori
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb