Ka përfunduar pas pesë orësh marrja në pyetje në SPAK e Kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.

Kryebashkiaku Subashi ishte thirrur si deklarues në kuadër të hetimit të çelur për inceneratorin e Fierit.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme.

Subashi ka dhënë për plot 5 orë shpjegimet e tij për këtë çështje. Ndërkohë që një ditë më parë, SPAK ka pyetur edhe deputetin socialist, Alqi Bllako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb