TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje. Ajo hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa përmes këtij kamuflimi, ajo i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin  e tij.

Shtetasja nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

Sipas policisë, 33-vjeçarja nga Përmeti ka mashtruar shtetasin B. Z, me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M. Ky i fundit rezulton i dënuar me 30 vjet burg, për një vrasje  kë kryer në rrethana rënduese në Memaliaj, në vitin 2015.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb