SARANDË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se fëmija kishte shfaqur komplikacione dhe ishte dërguar me helikopter drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës me gjithë përpjekjet e mjekëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb